Hotel Restaurant Castle Park
13920202_10154467872482193_6878926817208039913_o

HYDROSPEED ALBANIA – SPORTI ME I RI I LUMIT NE SHQIPERI!

Rrethohu nga natyra! Vetem per vetem me lumin, ti do te ndjesh fuqine e jashtezakonshme te ujit, dhe do jetosh si nje delfin duke u perballur me rrembesat plot adrenaline dhe pamjet spektakolare te lugines e vargmaleve perreth.
Hydrospeed (Shpejtesi e ujit) eshte nje sport rekreativ qe ushtrohet ne ujera te rrembyeshem. Nga disiplinat lumore te lindura rishtazi. Te perjetosh lumin Vjosa nepermjet Hydrospeed eshte nder eksperiencat me emocionuese. Ti ndjen fuqine e lumit dhe behesh protagonist i nje aventure te vertete.
Nuk eshte e veshtire dhe nuk ka nevoje per shume force, thjesht duhet te ndjekesh rrjedhen e lumit dhe udhezimet e instruktorit i cili do te shpjegoje manovrat themelore per te bere ne menyre te sigurte zbritjen … pjesa tjeter varet plotesisht nga Ti!
Rekomandohet padiskutim per personat qe kane nje maredhenie te mire me ujin. Megjithate eshte e pershtatshme edhe per hezituesit, sigurisht nen mbikqyrjen vigjilente te guides profesionale te Federates Shqiptare te Rafting.
Lumenjte: Vjosa, Permet (Periudha Qershor-Tetor )
Osum, Berat (Periudha Mars – Qershor)
Gjatesia: Rreth 5 km
Kohezgjatja: Rreth 2 ore
Niveli : Normal (I pershtatshem per te gjithe personat me nje gjendje te mire shendetesore dhe qe dine te notojne)
Mosha: 15 vjeç e siper. Personat nen 18 vjeç duhet te jene te shoqeruar nga nje i rritur
Pesha: deri ne 100 kg
Madhesia maksimale e grupit: deri ne 9 persona
Shpeshtesia ne 1 dite: deri ne 4 grupe
Gjate Hydrospeed duhet te veshesh:
1. Rroba banjo
2. Atlete te perdorura/ Kepuce neoprene
Duhet te kesh me vete:
1. Peshqir
2. Rroba per t’u nderruar pas aventures
3. Sandale/atlete per t’I nderruar pas Hydrospeed
Albania Rafting Group do te vere ne dispozicionin tend:
1. Pajisjen e Hydrospeed
2. Lopatat e kembeve
3. Kostumin neoprene 5mm (kominoshe & xhakete)
4. Skafandra
5. Jeleke Shpetimi
6. Guiden Profesionale
Paketat: 50 Eur/person perfshire transportin nga qyteti ne lume, hydrospeed, dreka barbecue
75 Eur/person perfshire transportin nga qyteti ne lume, hydrospeed, dreka barbecue, darka tradicionale, akomodimi, mengjesi .
*Keto jane çmime promocionale per te nxitur frymen e sportit dhe aktiviteteve ne natyre!
Albania Rafting Group organizon aktivitete sportive ne perputhje me parimet e qendrueshmerise, mbrojtjes se mjedisit dhe ruajtjen e natyres.