Hotel Restaurant Castle Park
Wine Festival 2016

Festivali i Veres Berat Shtator 2017

 

Bashkohuni me ne në Festivalin e Verës në Berat. Kjo është një fundjavë argëtuese, e përshtatshme si një shkëputje spontane dhe romantike në çift apo një pushim personal për t’u rigjeneruar. Kjo fundjavë do të ketë festën e verës të Kantina Cobo, ecje në natyrë, vizita në muze dhe pjeset historike të Beratit dhe sigurisht shijim ushqimi lokal. Secilën nga ditët do të zbulojme së bashku një eksperiencë ndryshe të Beratit, gliko-t e bëra me shume kujdes apo rrugicat e Mangalemit e Goricës. Merreni si një eksperiencë dehëse mes shijes së verës, ëmbëlsisë glikove, relaksit dhe udhëtimit në kohë e hapësirë mbi qytetin e Beratit.

Veçantitë e fundjavës

• Vizitë në muzeun Etnografik dhe qendrën Mesjetare
• Shijim i Glikove
• Drekë tradicionale
• Festivali i Verës: shijim vere, djathi, ullinj tipik dhe produkte lokale të Beratit tek Kantina Cobo

Progami i fundjavës
________________________________________
Kjo fundjave është nje mundësi e jashtëzakonshme për të provuar argëtimin gjatë Festivalit të Verës në Berat e kombinuar me shijimin e produkteve lokale dhe glikove të Beratit. Më poshtë përshkruhet në detaje programi i fundjavës, megjithatë mos harroni që ndryshime mund të ndodhin në program.

Dita I

Ora 10.00: Mbërritja në Berat dhe akomodimi në hotel
Ora 10.30: Vizitë e muzeut Etnografik dhe qendrës Mesjetare
Ora 12.30: Dreka në Castle Park me gatime tradicionale
Ora 19.00: Kantina Çobo – Festivali i verës Berat
• Shijimi i verës i shoqëruar me djathin, ullirit tipik të Beratit, produkte lokale dhe muzikë

Dita II

Ora 9.30: Mëngjesi
Ora 10:00
• Vizitë në lagjen Goricë dhe Mangalem
• Vizitë e një gurgdhendësi në një shtepi të Mangalemit dhe shijimi i glikove
Ora 13:00: Dreka lokale

Ky program kushton 80 Eur/person përfshirë gjithcka më sipër.