Hotel Restaurant Castle Park

Shtepia juaj larg shtësë

Plot hijeshi Castle Park gjendet i vetem maje nje kodre, mes nje pylli plot secrete dhe natyre te virgjer me veshtrim nga gjigandi mali i Tomorrit dhe nga Berati me nje histori 2400 vjecare. Keshtjelle si te gjitha keshtjellat me legjenden e saj, ka mikpritur personalitete me fame boterore. Duke kaluar ketu le te mbetet e bukura duke percjelle me te bukuren…

Ndoshta vertet aty gjithcka eshte magjike, pasi cdo detaj eshte i realizuar me passion, guxim, kembengulje, por mbi te gjitha ai eshte i krijuar per te falur momente te paharrueshme duke zene pak vend te kushdo qe e takon ate, per tu rikthyer besnikerisht perseri.

Standartet Tona

1. Një parajsë e qetë
Hoteli ndodhet në mes të pyllit, 1.5 km larg qendrës së qytetit. Është një parajsë e qetë për dashamirësit e natyrës dhe ata që kërkojnë shplodhjen .
2. Aktivitete në natyrë
Nëse jeni entuziast i aktiviteteve në natyrë, keni ardhur në vendin e duhur. Ne organizojmë aktivitete si rafting në Kanionet e Osumit, eksplorim kanioni, hydro-speed, ecje etj.
3. Ushqimi më i mirë i zonës
Restoranti jonë mburret me recetat tradicionale të pregatitura me zarzavatet e mishin më të mire të zonës. Produktet e freskëta të zonës janë ingredienti kryesor që u jep shijen recetave tona.
4. Mikpritja Shqiptare
Hotel Restorant Castle Park është I famshëm për autenticitetin e tij Shqiptar. Ne me krenari mbajmë 3 çmime nga marka e cilësisë “Authentic Albania” të cilat janë respektivisht: Albanian Cuisine, Albanian Spirit dhe Authentic Albania Silver Award.