Krishtlindje në shtëpinë e Slow Food Berat ,Castle Park

Hotel “Castle Park “ promovuese e lëvizjes Slow Food ju mirëpret për të kaluar bashkë me familjen darkën e vigjiljes së Krishtlindjeve me gatimet plot shije, verërave,djathrave dhe bukëve të zonës.Tingujt e muzikës live afër oxhakut bubulak ,dritave rezëllitëse të pemës së Krishtlindjeve ku ju mund te vini dhuratat për fëmijët dhe të dashurit tuaj do ta bëjnë mbrëmjen tuaj të paharrueshme

Hotel Castle Park
Dhomat tona jane te rehatshme

Mengjesi i gjyshes
Mengjesi ne Castle park me petulla dhe recel figu

Hotel Castle Park Berat është vendi ideal për të zbuluar se sa bukur është të zgjohesh mes pyllit me ajër të pastër të pishave dhe të admirosh pamjen fantastike të malit të Tomorit.
Krishtlindjet bëhen akoma më të speciale me vizitat në qytetin magjepsës të Beratit dhe në malin e shenjtë të Tomorit duke prekur nga afër traditat dhe kulturën e tij të lashtë.

Kaposh deti me pershesh me arra
kaposh deti i pjekur ,teresisht natyral

Programi


Data 24 Dhjetor


Ora 14.00 Takimi në hotel Castle Park dhe akomodimi.
Pija e mirë se ardhjes :Rehani thane, çaj mali me pekmez dhe biskotat e Krishtlindjeve
Ora 19.00 Darka festive e Krishtlindjeve me muzike live.

Data 25 dhjetor


Ora 9.00 Mëngjesi I Krishtlindjeve me petulla,gliko shtëpie,vezë fshati,gjalp të freskët,ëmbelsira të shtëpisë.
Ora 11.00 Vizitë në qëndrën e qytetit duke u bërë pjesë e aktiviteteve festive të bashkisë.


Ky program kushton 6950 lekë/person

Fëmijët nën 5 vjeç falas
Fëmijët deri në 12 vjeç kanë 50% zbritje dhuratë.

We host different events

Menu e Krishtlindjes

  • Antipasta

-Bukë shtëpie ,kulaçi i gjyshes
-Gjalp i freskët dhie tunci.
-Djath dhie i zhytur në kos me erëza
-Salcë mali me speca fushe të shtruara
-Sallatë me spinaq,radhiqe,shegë,repka,kungulleshka,portokaj dhe selino
-Sallatë dimërore me brokoli ,karrotë dhe limon

  • Pjata e parë

-Byrek shtëpie me presh e oriz
-Kungulleshka të mbushura
-Tavë me pllaqi dhe spec diegës.
Pjata e dytë
-Kaposh deti me përshesh tradicional me arra
-Biftek Berati

  • Ëmbëlsira

-Katmar me arra dhe gjalp të freskët
-Ujë me fruta


Ne se dëshironi Castle Park së bashku me Albania Rafting Group mund të organizojë vizitë në malin e shenjtë të Tomorit me fuoristrada ,mushka e dreke me mish në hell.
Çmimi i programit të Tomorit është 50 eur/Pers dhe 50% zbritje për fëmijët
Contact:0672006623
Email:castlepark_2003@yahoo.it 

Leave a Comment

× How can I help you?