Festoni Shën Valentinin në Castle Park!

Hotel Restorant Castle Park – Përvoja juaj autentike në zemër të Beratit

I vendosur në qytetin historik të Beratit, Castle Park ndodhet mes pishave shekullore dhe natyrës së paprekur, duke ofruar ajër të pastër, qetësi absolute dhe një pamje spektakolare drejt malit të shenjtë të Tomorrit. Vendndodhja jonë e veçantë e bën hotelin një nga destinacionet më të vlerësuara për udhëtarët që kërkojnë natyrë, histori dhe autenticitet.

Akomodim komod dhe i ngrohtë

Hoteli përbëhet nga 17 dhoma komode, të dizajnuara për rehati dhe relaks maksimal. Dhomat me pamje nga mali krijojnë atmosferën e përsosur për një qëndrim të paharrueshëm.

Dy restorante – Brenda dhe jashtë në natyrë

Castle Park njihet si një nga restorantet më të mira në Berat, falë kuzhinës sonë që mbështetet në produkte lokale dhe bio. Me dy hapësira restorantesh – të brendshëm dhe të jashtëm – ofrojmë një eksperiencë të shijshme që ndërthur traditën me kreativitete moderne.

Shërbimi profesional dhe mikpritja e ngrohtë janë cilësitë që na karakterizojnë dhe që i bëjnë mysafirët tanë të rikthehen.


Festoni Shën Valentinin në Castle Park

Ju ftojmë të zgjidhni Beratin dhe Castle Park për këtë Shën Valentin – një përvojë romantike që bashkon dashurinë, aromat dhe muzikën.

🎤 Karaoke Night për çifte
🍽 Meny e përzgjedhur nga shefat tanë
🏔 Akomodim në dhomat me pamje nga mali i Tomorrit
🥗 Mëngjes i bollshëm dhe bio

Krijoni kujtime të paharrueshme në një ambient ku natyra, gastronomia dhe atmosfera romantike bashkohen për t’i dhënë kuptim çdo çasti