Introducing Ebike Albania trips!
Ebike Albania nga Albania Rafting Group dhe Hotel Castle Park ,Berat.
Albania Rafting Group dhe Hotel Castle Park,Berat prezanton me krenari një produkt të ri në gamën e ofertave të saj të aventurës – duke prezantuar udhëtimet Ebike Albania! Me një tradite prej 25 vitesh në organizimin e aktiviteteve emocionuese si rafting, kajak, packrafting, SUP, udhetime me 4×4 off road, eksplorim kanionesh, eksplorim shpellash, kurse gatimi, ture të shijimit të verës dhe më shumë, ne tani ju sjellim një përvojë elektrizuese – eksplorimi i Shqipërisë në dy rrota.
Duke investuar në 30 biçikleta krejt të reja “Haibike AllTrail 3 2024”, ne synojmë të pasurojmë paketat tona turistike për adhuruesit e çiklizmit. Ekskursionet tona ditore dhe shumë-ditore të dizenjuara me përpikëri shtrihen në të gjithë Shqipërinë, duke shpalosur bukurinë e virgjër të natyrës dhe peizazhe të paprekura. Këto udhëtime janë krijuar për t’ju zhytur në zemër të Shqipërisë, duke zbuluar xhevahire të fshehura si fshatra të braktisura të vendosura mes maleve, shtigje të largëta, kuzhina autentike lokale dhe ndërveprime me banorët e zones duke dëgjuar prej tyre histori për traditat dhe mënyrën e tyre të jetesës.
Misioni ynë është i qartë – t’i drejtojmë udhëtarët tanë drejt destinacioneve të paparashikuara, ku banon shpirti autentik shqiptar. Duke i lidhur mysafirët tanë me traditat lokale dhe duke sjellë mundësi ekonomike për këto komunitete, ne përpiqemi të nxisim dashurinë, shpresën dhe mirëkuptimin kulturor midis vizitorëve dhe vendasve.