Gratë speciale të Beratit

Qyteti i Berati ka shumë gra të guximshme,puntore dhe mbi të gjitha të drejtperdrejta dhe krenare për punën dhe familjen e tyre.
Më pëlqen shumë ti takoj sepse më motivojnë dhe më bëjnë të kuptoj se sa e rëndësishme eshte te jemi krenare per cfare kemi arritur deri tani. Po ju prezantoj me disa prej tyre:

Esmeralda Qirko që të mëson që të jesh modeste ,vetvetja dhe një prind e shoqe e mirë.Një nga gratë e para në qytetin tonë qe ka ngritur biznesin e saj para më shumë se 22 vitesh ku gratë e qytetit nuk ngisnin makina dhe jo me te drejtonin nje kompani për shkak të mentalitetit.

Edhe pse ka mbi 200 punonjës dhe është themeluse e “Berat Konfeks” ajo vazhdon dhe punon nga punët me të thjeshta deri te më të rëndesishmet duke ndarë me ne vështirësitë dhe sfidat e saj pa asnje kompleks duke na motivuar që nuk jemi vetëm dhe të vazhdojmë të ecim para edhe në këto kohë ku ekonomia është në kolaps.

E dashuruar me natyrën dhe sportet Alda ka qënë gruaja e parë në Berat që na ka mbështetur duke u bërë promovuese e sportit të rafting bashkë me familjen e saj të madhe.Aktive dhe mbështetëse e programeve për të rinjtë.

Entela Çobo bashkëthemeluese e Kantinës “Çobo” e cila ka sjellë për herë të parë standarte europiane dhe inovative në Shqipëri në këtë industri duke u bërë pikë referimi për shumë kantina të tjera.

Ajo sot na dhuroi një eksperiencë fantastike që na çoi në rrenjët e hardhive autoktone të zonë që nga Pulsi e deri te Vloshi e më pas na shpjegoi se për të arritur deri te tryezat tona nevojitet dashuri ,përkushtim,punë e lodhshme për tu përmirësuar e për të qënë gjithmonë të parët.Që në zanafillëne tyre i janë dedikuar me dashuri dhe kreativitet kultivimit të vreshtarisë dhe produktit autokton Shqiptar

Kantina Cobo pret me mijra turistë çdo vit për degustim vere duke promovuar turizmin kulinar.

Aty e kuptuam që të jesh “Shënd e verë”duhet të kesh mikesha që dinë të bëjnë verë të Shkëlqyer.Me fat që kemi një mikeshë si Tela!


Përftuar nga rifermentimi në shishe i verës së prodhuar nga rrushi i bardhë shekullor beratas Puls, stazhonuar për më shumë se 48 muaj.
Me Aferdita Pajo,sipermarësen ,bashkëshorten dhe nënën më të përkushtuar që kam njohur.Ajo është shembulli që të duam dhe të ndihmojmë pa kushte,pa kërkuar asgjë në këmbim sepse është shumë e sigurt që dashuria sjell vetëm dashuri.Shumë krenare ,energjike dhe falenderuese për të gjitha arritjet e saj gjithë mund .

Valentina Zotkaj një nga inxhinieret profesioniste dhe me shumë experiencë në qytetin tonë për ndertimet civile industriale.

Një profesion i dominuar nga burrat në Shqipëri dhe Vali është shembulli për të gjitha vajzat se me profesionalizëm ,punë dhe seriozitet mund të jesh e suksesshme në çdo fushë.Elegante,ambicioze dhe një grua që dashuron natyrën dhe të bukurën të bën të ndihesh shkëlqyeshëm.

Gloria Aliaj vajza sipermarëse,profesioniste në arsim,drejtuese e shumë projekteve artistike dhe profesionale ,aktive në politikë është shembulli për të gjithë të rinjtë se mund ta ngrenë të ardhmen e tyre në Berat.


Era Mamurani vajza që ia doli të mbaronte shkëlqyeshëm studimet e larta në Ekonomik,dega Financë në universitetin e Tiranës dhe të ndërtojë jetën dhe karierën e saj në Berat.Duket që 100 km larg që është e dashuruar dhe e lumtur sepse sytë i shkëlqejnë nga endrrat dhe projektet për të ardhmen.

Teksti nga Alma Spathara Albania Rafting Group dhe Castle Park, Dhoma ekonomike e Gruas.