Krishtlindje në Berat Hotel Castle Park
Hotel “Castle Park Berat” shtëpia e Slow Food Berat ju mirëpret për të kaluar bashkë me familjen darkën e vigjiljes së Krishtlindjeve me gatimet plot shije, verërave,djathrave dhe bukëve të zonës.Tingujt e muzikës afër oxhakut bubulak ,dritave rezëllitëse të pemës së Krishtlindjeve ku ju mund te vini dhuratat për fëmijët dhe të dashurit tuaj do ta bëjnë mbrëmjen tuaj të paharrueshme.
Vendi ideal për të zbuluar se sa bukur është të zgjohesh mes pyllit,të mbushësh mushkritë me ajër të pastër të pishave dhe të admirosh pamjen fantastike të malit të Tomorit,
Krishtlindjet bëhen akoma më të speciale me vizitat në qytetin magjepsës të Beratit dhe në malin e shenjtë të Tomorit duke prekur nga afër traditat dhe kulturën e tij të lashtë.
Programi
Data 24 Dhjetor
Ora 14.00 Takimi në hotel Castle Park dhe akomodimi.
Pija e mirë se ardhjes :Rehani thane, çaj mali me pekmez dhe biskotat e Krishtlindjeve
Ora 19.00 Darka festive e Krishtlindjeve
Data 25 dhjetor
Ora 9.00 Mëngjesi I Krishtlindjeve me petulla,pekmez ,gliko shtëpie,vezë fshati,gjalp të freskët,ëmbelsira të shtëpisë.
Ora 11.00 Vizitë në qëndrën e qytetit duke u bërë pjesë e aktiviteteve festive të bashkisë.
Ky program kushton 6 500 lekë/person dhe përfshin:
• Akomodimin në hotel Castle Park ne dhoma dyshe
• Mëngjesin me mjalt, çaj mali, vezë të freskëta fshati; ëmbëlsira të bëra në shtëpi, gjalpë dhe djath i freskët, rehani etj;
• Darka me menu e pasur me receta tradicionale
Fëmijët nën 5 vjeç falas
Fëmijët deri në 12 vjeç kanë 50% zbritje dhuratë.
Menuja e Krishtlindjeve
Antipasta
-Bukë shtëpie të pasura me fara dhe fruta të thata
-Gjalp i freskët dhie tunci.
-Djath dhie i zhytur në kos me erëza
-Salcë mali me speca fushe të shtruara
-Sallatë me spinaq,radhiqe,shegë,repka,kungulleshka,portokaj dhe selino
-Sallatë dimërore me brokoli ,karrotë dhe limon
Pjata e parë
-Byrek shtëpie me presh e mish te grire
-Tavë me fasule dhe spec diegës.
Pjata e dytë
-Kaposh deti me përshesh tradicional me arra
Ëmbëlsira
-Katmar me arra dhe gjalp të freskët
Ne se dëshironi Castle Park së bashku me Albania Rafting Group mund të organizojë vizitë në malin e shenjtë të Tomorit me fuoristrada ,mushka e drake me mish në hell.
Çmimi i programit të Tomorit është 60 eur/Pers dhe 50% zbritje për fëmijët nen 12 Vjec.
Ture të tjera opsionale :
Hiking në rrënojat e kalasë së Goricës 25 eur
Udhëtim në teqenë e Tomorit dhe drekë piknik 55 eur/pers
Wine tasting në kantina vendase 35 eur/pers
Tur me bicikleta elektrike në Drobonik dhe në kala 40 eur/pers
Na kontaktoni:+355672006623
Email:castlepark_2003@yahoo.it