Shën Valentini në Kështjellën e Dashurisë,Castle Park Berat


- Shën Valentini në “Castle Park Berat ” është organizuar me shumë dashuri nga staffi ynë.
- Festoni Shën Valentinin në kështjellën e dashurisë, aty ku gjigandi mali i Tomorit i veshur me të bardhë ju fal bekime dhe energji. “Castle Park” është vendi i përkryer për të shkëmbyer premtime dashurie dhe për të kaluar një natë plot ëmbëlsi dhe pasion.
- Dhurojini të dashurës/dashurit tuaj një darkë plot shije dhe ngjyra,rrethuar nga ngrohtësia e oxhakut dhe flakëve të qirinjëve.

Rrëmbehuni në krahët e njëri-tjetrit nën tingujt e muzikës romantike.
👩❤️💋👩💘💝
Këtë ofertë mund ta perfitoni për 11 000 lekë /cifti

Dita e parë,14 shkurt
*Mbërritja në hotel Castle Park,akomodimi në hotel.
*Verë e nxehtë me fruta për të uruar mirëseardhjen.
• Vizitë në lagjen e vjetër të Mangalemit për të mësuar mbi traditat e lashta të qytetit tonë.
*Darka speciale për të dashuruarit🍷🍯🌻🥗
-Bukë shtëpie dhe kulac i gjyshes
-Sallatë dimërore shumëngjyrëshe
-Perime të furrës ylber
-Djathra të zonës
-Ullinj Berati me presh dhe rozmarinë
-Byrek i shtëpisë me presh dhe oriz
-Tavë balte Beratase
-Biftek Berati i prerë
-Mish me ve(pjatë karakteristike me mish vici)
-Mish qingji me qepë të njoma
-Tortë e gjyshes me mollë
-Verë e shtëpisë
-Ujë
*Mbrëmje festive me D.J nën dritën e qirinjëve
*Fjetja
Dita e dytë
*Mëngjes i shijshëm vetëm me produkte bio dhe të gatuara në shtëpi,petullat e gjyshes me pekmez,mjaltë,gjalp dhie,kulac I ngrohtë ,djathra të zonës etje..
Përfundimi i Paketës për Ditën e të Dashuruarve. @ HOTEL CASTLE PARK BERAT ALBANIA @ HOTEL CASTLE PARK BERAT ALBANIA