Turi i vjeljes dhe përpunimit të ullinjëve në Berat.

Vjelja dhe perpunimi i ullinjeve eshte procesi me i bukur i stines se vjeshtes ne Berat.

Nje pjese e madhe e fermereve jetojne me te ardhurat nga shitja e vajit te ullirit dhe ullinjeve.Ulliri nuk eshte thjesht nje produkt bujqesor por simboli i tradites  kulinare Shqiptare .

Qyteti i Beratit është një nga zonat më të rëndësishme të prodhimit të ullirit në Shqipëri dhe në Ballkan.

 Pesë zonat më prodhuese të ullirit në Shqipëri janë: Berati, Elbasani, Fieri, Vlora dhe Tirana, ku është përqendruar 90% e prodhimit të ullirit.

Prodhimi më i lartë për bimë është marrë në Berat (23.1 kg/bimë) .Berati është edhe zona kryesore e prodhimit të ullinjve të tryezës, ku mbizotëron kultivari autokton me cilësi të lartë Kokërmadhi i Beratit .  Berati gjithashtu ka nr me te madh te ullinjeve ne Shqiperi.

  Shqipëria ndodhet në zonën e Mesdheut, nga ku vjen rreth 97% e prodhimit të ullirit në shkallë botërore . Ullishtaria në Shqipëri është një aktivitet bujqësor i rëndësishëm tradicional dhe i vjetër, i shoqëruar edhe me vreshtarinë  dhe me rol të madh ekonomik, social dhe mjedisor). Kultivimi i ullirit mbart gjithashtu një mesazh historik nëpërmjet ullinjve shumë shekullorë, 53 fshatrave me 136 mijë ullinj të vjetër dhe 42 kështjellave të vjetra ose gërmadhave të kështjellave të rrethuara nga ullinj , të cilat tregojnë njëkohësisht potencial të madh turistik për zonat e rritjes së ullirit.  

Hotel Castle Park Berat,shtepia e slow food community Berat ka 24 vite qe qellimin kryesor ka ruajtjen e trashegimise Kulinare dhe recetace te vjetra.Se bashku me Albania Rafting Group ,lider ne Shqiperi per turizmin e natyres dhe ecoturizmin e kane kthyer traditene vjeljes dhe perpunimit ne nje oferte shume intersante turistike .

Programi:

Takimi ne Berat ,hotel Castle Park ne oret e para te mengjesit .

Udhetojme 10 minuta me makine per ne ullishtet e fshatit Drobonik i famshem per prodhimin e Ullinjeve.

Vjelim ullinj nga pemet nderkohe qe guida jone ju tregon histori rreth tradites se ullinjeve .

Me shportat plot ullinj nisemi per fabriken e perpunimit dhe nxjerrjes se vajit te ullirit.

Pronari i fabrikes na tregon gjithe procesin e nxjerrjes se vajit.

Blejme vaj ne ne kemi deshire .

Me pas do te bejme kurs gatimi te 3 recetave qe kane si produkt kryesor vajin e Ullirit.

Dreke tradicionale me produktet qe gatuam duke e shoqeruar me verera te zones.

Cmimi 80 eur/pers 

Leave a Comment

× How can I help you?